Para disa oresh ka perfunduar edhe ndeshja mes Catania 1-3 Milan ku shenuan Castro13′ ku pas 6 minutave Montolivo19′ barazoi ne 1-1 dhe ekshtu u byll pjesa e pare.Në pjesen e dyte ishte nje loje e bukur , ku erdhi edhe kartoni i kuq Tachtsidis65′ kurse ne minuten e 63′ Balotelli shenoi nje super gol nga goditja e denimit! dhe ne minuten e 81′ Kaka dhenoi perseri dhe keshtu perfundoi ndeshja 1-3!

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos është treguar fantastik në pritjet e tij nga penaltia gjatë stërvitjes së Spanjës në një duel me portjerin e Napolit, Pepe Reina.

Lojtari i skuadrës turke, Volkan Sen ka filluar të qajë pas një argumenti që kishte me tifozët, pasi këta të fundit e ofenduan, për shkak të performancave të dobëta që është duke bërë lojtari në ndeshjet e fundit. Lojtari pas këtij ofendimi, kërkoi menjëherë zëvendësimin duke dalur i përlotur nga fusha./boafutboll

Portieri i Real Madridit, Diego Lopez nuk është i dëshiruar nga tifozët e Realit. Portieri spanjoll ka fituar besimin e Carlo Ancelottit, por jo edhe dashurinë e tifozëve të Realit.

Në ndeshjen e djeshme ndaj Granadës, Lopez është provokuar gjatë tërë kohës nga tifozët në stadium.

Me thirrjet “Iker-Iker”, Lopez shpeshherë binte në provokim duke i’u kundërpërgjigjur tifozëve me gjeste të ndryshme./boafutboll

Yjet e Barcelonës janë protagonistë të një reklame fantastike që kanë bërë për sponzorin e skuadrës, “Qatar Airways”.

Javier Mascherano paraqitet në gjumë në këtë reklamë, Pique si një oficier doganor, Neymar i ndalur nga Pique në aeroport, ndërsa Puyol duke goditur vazon me bimë me kokë.

Mbreti Messi është i mahnitur nga një zyrtare e kompanisë e cila e huton atë në kohën kur po mbante stërvitje. Në reklamë janë protagonistë edhe yje si Iniesta e Pedro, ndërsa legjendari Gary Lineker është në rolin e një shoferi të taksit.

E tëra përfundon në një mënyrë tejet të bukur në stadium të stërmbushur me tifozët e Barcelonës./botafutboll

Në ndeshjen mes Yeovil dhe Derby Country, futbollisti Bryan Clough realizoj golin më të bukur të javës në Angli.
Pas 24 pasimeve te sakta, Clough e mposhti porterin e Yeovil duke u gjendur i vetëm përballë portieri kundërshtarë.-/botafuboll