image

 

Pas zërave vjen edhe konfirmimi. Pas 27 vjetësh e 10 muaj, Adriano Galliani do të largohet nga drejtimi i Milanit pas ndeshjes së radhës në Champions me Ajaxin, por ndoshta ky divorc mund të konkretizohet edhe më parë. Plagët te klubi kuqezi nuk janë shëruar, përkundrazi janë hapur edhe më shumë. Fitorja në Glasgow kundër Celtic nuk ka mjaftuar për t’i ndryshuar humorin drejtuesit të Milanit, që tashmë ndihet si i burgosur dhe nuk mund t’i rezistojë më stresit që ka mbërthyer klubin.

“Do të largohem për një kauzë të drejtë me ose pa marrëveshje. Jam dakord me ndryshimin e drejtimit, por duhet bërë me elegancë dhe jo në këtë mënyrë”.

Në fillim të muajit pati një takim kokë më kokë me presidentin Berlusconi, i cili jo vetëm i dha mbështetje por edhe kohë që deri në fund të sezonit të gjendet një zgjidhje për të gjitha problemet te Milani dhe ndërkohë, ndoshta tensioni do të shuhej. Madje ish kryeministri i ka propozuar edhe angazhimin në partinë e tij Forza Italia, skenar që mesa duket nuk e ka entuaziazmuar Gallianin.

“Respekti që kam për presidentin Berlusconi është dhe do të mbetet i njëjtë. Cfarë do të bëj në të ardhmen? Për momentin nuk do të pranoj asgjë nga askush”.

Me tratativat e ndërprera për një divorc me mirëkuptim mes palëve, 50 milionë Euro është shifra e majme që pritet të shkojë në llogarinë e Gallianit, që në gjithë këto vite ka patur çdo rol të nivelit të lartë në drejtimin e shoqërisë. Në 28 sezone, 69-vjeçari është parë si zv/president, administrator i deleguar dhe supervizor i sektorit komercial te Milani, pa llogaritur angazhimin e tij të mëparshëm te Mediaset, para mbërritjes së Piersilvios.

Advertisements
image

 

Sulmuesi  i PSG-së, Zlatan Ibrahimoviç, godet përsëri për të dalë sërish në faqet e para të mediave sportive. Sulmuesi suedez deklaroi pas triumfit 2-1 kundër grekëve të Olympiakos në “Park des Princes”, se nuk ka nevojë për Topin e Artë, sepse e di që është futbollisti më i mirë në botë. “Nuk është diçka që e mendoj pasi nuk është e rëndësishme për mua.

Nuk më duhet ky trofe për ta ditur që jam më i miri”, ka thënë Ibrahimoviç. Ndoshta Ibra është karikuar për këtë vetëvlerësim nga barazimi i rekordit të Krespos, Van Nistelroj, Inzaghit dhe portugezit Ronaldo për numrin e golave që ka shënuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Ibrahimoviq, është futbollisti I 18 në historinë e Ligës së Kampionëve, që ka zhvilluar 100 ndeshje.

Luiz drejt Barcelonës

Posted: December 1, 2013 in Uncategorized
image

 

Mbrojtësi brazilian i Chelsas, David Luiz duket se dëshiron të largohet nga Londra.

Mediat në ishull shkruajnë së braziliani dëshiron të kaloj në radhët e Barcelonës. Raportohet se Luiz ka kërkuar nga Jose Mourinho dhe Chelsea që ta lirojnë lojtarin në mënyrë që ai të transferohet në “Camp Nou”.

Reprezentuesi brazilian ka kohë që kërkohet nga Barcelona. Mësohet se transferim i tij mund të ndodh në afatin e janarit. Luiz është një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.

image

 

Në javën e 15-të të Primera Division, Reali i Madridit ka vazhduar me të njëjtin ritëm si në Champions. Këtë herë skaudra e drejtuar nga Anceloti ka shkatërruar 4-0 Valadolidin në “Bernabeu”. 

Me nga dy gola për çdo pjesë, Real qëndron ende në vendin e tretë në kuotën e 37 pikëve. Bale ka filluar të tregojë vlerat e tij të vërteta, aq më tepër në një moment kur në fushë nuk aktivizohet Cristiano Ronaldo. 

Tregolëshi i “Mister 100 milion euro” ka qenë vendimtar në këtë ndeshje, ndërkohë që autori i golit të mbetur që ka vulosur rezultatin ka qenë francezi Benzema.

image

 

Mbrojtësi i Real Madridit Marcelo beson se është shumë herët për ta krahasuar Gareth Balen me Cristiano Ronaldon, pasi uellsiani shënoi hat-trick në fitoren 4-0 kundër Valladolidit.

“Los Blancos” vazhduan serinë e fitoreve të shtunën mbrëma, me Balen që në minutën e 33-të shënoi me kokë, kurse tre minuta më vonë, Karim Benzema shënoi për 2-0.

Lojtari më i shtrenjtë në botë shënoi edhe dy gola tjerë në pjesën e dytë dhe bëri që shumë njerëz ta krahasonin atë me shokun e tij të skuadrës, Ronaldon, i cili mungoi në këtë takim shkaku i një lëndimi që pësoi një javë më parë.

“Nuk mund të ketë krahasime mes Balet dhe Ronaldos. Cristiano është më i mirë në botë dhe këtë të gjithë e dinë. Bale është një lojtar i shkëlqyer dhe është në rrugë të mirë për t`u bërë lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Marcelo pas ndeshjes.

Përkundër fitores, Marcelo ka thënë se ekipi ende duhet të bëjë përmirësime që që të mbajnë formën e tyre edhe për ndeshjet e ardhshme.

“Çdo ndeshje është e vështirë. Edhe kjo kundër Valladolidit ishte e tillë sepse ata nuk lejonin të luanim lojën tonë por më vonë ne morëm veten dhe sulmuam vazhdimisht”, shtoi 25-vjeçi.

image

 

Nuk po duket si humor, lajmi që kur Aron Ramsey shënon gol, vdes dikush i njohur në botë.

Pas golave të Ramsey, vdiq Bin Ladeni, Steve Jobsi, Mohammar Gadaffi, Ëhitney Houston ndërsa dje ka vdekur edhe aktori i njohur Paul Walker.

Aktori amerikan Paul Walker ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku.

Ylli i filmit “The Fast and the Furious” Walker, gjendej edhe një person tjetër i cili është shpallur poashtu i vdekur.

Përndryshe Ramsey shënoi mbrëmë dy gola.

ramsey_houston

ramsey_gadaff

ramsey_steve

ramsey_bin

Figurë

Ish lojtari më i mirë në botë argjentinasi Diego Armando Maradona, është parë në Dubai, i veshur si sheik duke festuar pavarësinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Mediat botërore kanë publikuar fotografi të ish yllit të Napolit, i veshur si sheik me disa shokë të tij duke festuar dhe kënduar. Menjëherë pas publikimit të tyre fotot e Maradonas kanë vërshuar rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as batuat e lexueseve për të cilët 53 vjeçari ishte jashtëzakonisht komik.