Ky është Milani i vërtetë

Posted: September 2, 2013 in Uncategorized

 

Robinho - K
Milani është rikthyer me fitore kundër Cagliarit me rezultat 3-1 pas humbjes befasuese kundër Hellas Verona në javën startuese të Serie A.

Përkundër largimit të reprezentuesit Ganez, Boateng, Milan bazohet në aftësitë e Brazilianit Robinho, i cili starton nga minuta e parë.

 

Sidoqoftë, Milan tregohet i qartë nga fillimi se dëshiron të marrë tre pikë dhe asgjë tjetër duke shënuar në minutën e 8′ me Robinhon pas asistit të Italianit Montolivo.

 

Rossonerët vazhduan me presion ndërsa Cagliari tentonte të tregohej ndonjëherë i rrezikshme me anë të disa kundërsulmeve. Ishte mbrojtësi Francez Mexes, ai i cili u shënua në listën e realizatorëve për të shënuar në minutën e 31′, ndërsa pas 2′ minutave Sau befason Abbiatin me një supergol.

 

Në pjesën e dytë Allegri nuk lejoi ndonjë befasi t’i ndodhte ekipit të tij kurse edhe Balotelli vazhdoi me formën e tij të shkëlqyer për t’i dhënë fund Bolognës në minutën e 62′ duke shënuar për rezultatin përfundimtar, Milan 3-1 Cagliari.

Vlen të theksohet se Matri debutoi me fanelën e Milanit me zëvendësimin e Robinhos në minutën e 67′. Pas kësaj fitoreje Rossonerët pozicionohen në vendin e 6 me 3 pikë, kurse Cagliari në vendin e 10 me po aq pikë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s