Parashikim: AC Milan – Cagliari

Posted: September 1, 2013 in Uncategorized

 

Dita: 1 Shtator,2013
Ora: 20:45
Vendi: San Siro, Milan
Gjyqtar: C. Russo

 

Rossonerët pësuan humbje në ndeshjen hapëse të Serie A, mirëpo do të tentojnë të rikthejnë vetbesimin pas fitores kundër PSV në mesjavë, ndeshje që i mundësoi kualifikimin në Champions League.

 

AC Milan do të tentojë të rikthehet në shtëpi në ndeshjen ndaj Cagliarit pas humbjes befasuese kundër Hellas Veronës.Skuadra e Massimiliano Allegrit ishte shtangur në humbjen 2-1 në ndeshjen hapëse të Serie A, ku sulmuesi veteran Luca Toni u tregua i freskët me dy gola të shënuar me kokë.

 

Sidoqoftë, pas humbjes Rossonerët duhet të mendonin për kualifikim në Champions League, gjë të cilën e arritën kundër PSV me rezultat të përgjithshëm 4-1 në dy ndeshje.

 

Pas ndeshjes kundër PSV, reprezentuesi Ganez Kevin-Prince Boateng, deklaroi largimin e tij nga San Siro drejtë Schalkes dhe Milan menjëherë reagon duke sjellur Alessandron Matrin në të njëjtën ditë nga Juventusi, i cili shënoi tetë gola në 22 paraqitje për Zonjën e Vjetër në stinorin e kaluar.

 

Boateng - K

 

Zëvndës presidenti, Adriano Galliani e ka krahasuar transferimin e tyre më të ri me ikonën e klubit, Filippo Inzaghi.

 

“Matri do të marrë fanelën me numrin nëntë. Ardhja e tij më kujton Pippo Inzaghin, 12 vjet më parë. Ai ishte më shumë ose pak më i ri se Matri kur erdhi tek ne”, u shpreh Galliani për website zyrtar të Milanit.

 

Allegri të Dielën do të përballet kundër ish-ekipit të tij dhe Cagliari këtë sezon e ka startuar me fitore 2-1 kundër Atalantës,mirëpo ata kanë humbur nëntë ndeshjet e fundit në San Siro.

 

Ndeshjet ndërmjet Milan dhe Cagliarit

 

Italy – Serie A     Shkurt 10, 2013     Cagliari 1 – AC Milan 1
Italy – Serie A    Shtator 26, 2012     AC Milan 2 – Cagliari 0
Italy – Serie A     Janar 29, 2012     AC Milan 3 – Cagliari 0
Italy – Serie A     Dhjetor 20, 2011     Cagliari 0 – AC Milan 2
Italy – Serie A    Maj 14, 2011     AC Milan 4 – Cagliari 1

 

5 ndeshjet e fundit të Milan

 

Gusht 28, 2013    AC Milan 3 – PSV 0
Gusht 24, 2013    Hellas Verona 2 – AC Milan 1
Gusht 20, 2013    PSV 1 – AC Milan 1
Gusht 7, 2013    Los Angeles Galaxy 0 – AC Milan 2
Gusht 4, 2013    AC Milan 0 – Chelsea FC 2

 

5 ndeshjet e fundit të Cagliarit

 

Gusht 25, 2013    Cagliari 2 – Atalanta 1
Gusht  17, 2013    Cagliari 1 – Frosinone 2
Maj 19, 2013    Cagliari 1 – Lazio 0
Maj 11, 2013    Juventus 1 – Cagliari 1
Maj 8, 2013    Cagliari 0 – Parma 1

 

Çfarë thonë bastet mbi këtë ndeshje ?

 

1              X          2                 

 

1.40    4.50        7.50  

 

Epilogu

 

Milani ka treguar gjithnjë se në ndeshjet kryesore është ai që duhet të jetë dhe këtë e tregoi edhe kundër PSV. Ndeshja kundër Cagliarit jo që është ‘o jetë o vdekje’ mirëpo Serie A në të vërtetë starton këtë javë për Rossonerët dhe pritet që tregojnë se edhe ata janë rivalë të vërtetë për titull.

 

Parashikim: Milan 4-1 Cagliari

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s