Parashikim: Liverpool – Manchester United

Posted: August 31, 2013 in Uncategorized

 

Dita: 01 Shtator, 2013
Ora: 14:30
Vendi: Anfield – Liverpool
Gara: Premier Ligë

 

Ndeshja kryesore e javës së tretë në Premier League do të jetë pikërisht derbi i vjetër ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Unitedit që do të zhvillohet në Anfield, dhe që pritet të shikohet nga shumë tifozët anë e mbanë botës.

Në disa vitet e fundit Liverpooli ka qenë shumë largë kualitetit të Manchester Unitedit, mirëpo në dy ndeshjet e para të këtij sezoni të ri, The Reds kanë treguar një lojë tejet të bukur duke shënuar dy fitore dhe duke marrë gjashtë pikë.

 

Manchester United futet në këtë ndeshje pas barazimit 0-0 kundër Chelseat në Old Trafford. Djajtë dëshirojnë të bëjnë një performancë të fortë në ndeshjen e nesërme në Anfield, në epokën e re të David Moyes.

 

Liverpooli ka shtuar disa emra të ri në skuadër dhe natyrisht tashmë është bërë më i pathyeshëm duke e krahasuar me sezonin e fundit, i cili nuk ishte në nivel të njëjtë me klubet e mëdha. Daniel Sturridge është në një formë të shkëlqyer i ndjekur nga Coutinho që po magjeps me lojën e tij në repartin ofanziv, duke i ndihmuar shumë sulmuesve.

 

Në anën tjetër Manchester United ka një sulm tejet të fortë i udhëhequr nga Robin Van Persie ku prapa tij janë Rooney dhe Welbeck. The Reds duhet të kenë tejet kujdes dhe të jenë të vëmendshëm shumë te kjo treshe, e cila shfrytëzon edhe rastin më të vogël.
Persie
Gjendja e lojtarëve:

United – Rooney pritet të startojë në këtë takim pas një ndeshjeje impresionuese të hënën kundër Chelseat. Rafael dhe Javier Hernandez janë ende të pagatshëm për lojë, për shkak të lëndimit, teksa e njëjta gjë vlen edhe për Nanin.

 

Liverpool- Martin Skrtel do të rikthehet për Liverpoolin, pasi Brendan Rodgers nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Kolo Toure, Joe Allen dhe Aly Cissokho, të gjithë këta që pësuan lëndim në ndeshjen e Capital One Cup kundër Notts Countyt.

 

Çfarë thonë bastet për këtë takim?

Liverpool  (2.50)
Barazim  (3.50)
M.United  (2.75)

 

Pesë ndeshjet e fundit të Liverpoolit:

Gusht 27, 2013     Liverpool 4-2 Notts
Gusht 24, 2013     A.Villa 0-1 Liverpool
Gusht 17, 2013     Liverpool 1-0 Stoke
Gusht 10, 2013     Celtic 1-0 Liverpool
Gusht 07, 2013     Valerenga 1-4 Liverpool

 

Pesë ndeshjet e fundit të Manchester United

Gusht 26, 2013   United 0-0 Chelsea
Gusht 17, 2013   Swansea 1-4 United
Gusht 11, 2013   United 2-0 Wigan
Gusht 09, 2013   United 1-3 Sevilla
Gusht 06, 2013   AIK 1-1 United

 

Pesë ndeshjet e fundit kokë më kokë

Janar 13, 2013       United 2-1 Liverpool
Shtator 23, 2012   Liverpool 1-2 United
Shkurt 11, 2012     United 2-1 Liverpool
Janar 28, 2012     Liverpool 2-1 United
Tetor 15, 2010      Liverool 1-1 United

 

Epilogu: Ndeshja pritet të jetë e balancuar teksa skuadrat pritet të mos rrezikojnë shumë, pasi do kërkojnë të kenë stabilitet në mbrojtje. Duke parë faktin që ndeshja luhet në Anfield, atëherë Liverpooli do të kërkojë që të shënojë fitore, edhe pse një gjë e tillë do të jetë mjaftë e vështirë, duke parë kualitetin e Manchester United. Në fund të gjithë kësaj, ne mendojmë që ndeshja do të dalë me barazim.

 

Parashikim: Liverpool 1-1 Manchester United

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s