Bayern Mbret i Europës

Posted: August 31, 2013 in Uncategorized

 

 

Bayern Munich ka arritur të shënojë fitore në finalen e Superkupës Europiane, pasi ka mposhtur klubin londinez, Chelsean vetëm me anë të penaltive.

Ndeshja filloi me një intensitet të lartë, ku në minutat e para Mario Mandzukic godet me kokë por jashtë portës. Më pas Eden Hazard me një goditje të lehtë rrezikon portën e Neuer, por topi del jashtë kuadratit.

 

Në minutën e 8’ pas një kundër-sulmi perfekt, Oscar arrin të kalojë disa lojtarë të Bayernit dhe pason deri te Andre Schurrle i cili me të parën, pason deri te Fernando Torres, ku ky i fundit me një goditje perfekte, arrin të mposhtë portierin Neuer, dhe të kalojë klubin e tij në epërsi.

 

Më pas ndeshja kaloi në dominim të Bayernit, i cili dëshironte të ‘shponte’ murin të krijuar nga lojtarët e Chelseat. Ribery ishte lojtari më aktiv në këtë pjesë, dhe pati disa goditje, por nuk arriti të shënojë.

 

Me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 47’, Ribery pranon një top nga Kroos dhe plason një goditje nga një largësi mjaftë e madhe për të mposhtur portierin Cech. Barazohet rezultati.
Ribery 1
Në vazhdim Bayerni e morri totalisht ndeshjen nën kontroll duke pasur disa raste të mira për shënim, kryesisht me Franck Riberyn dhe Arjen Robben.

 

Chelsea pati një rast të sigurtë për gol, ku pas një gabimi në mbrojtjen e Bayernit, Oscar i vetëm përballë Neuerit nuk arrin të shënojë gol. Gjërat u vështirësuan për Blutë, kur në minutën e 85’, Ramires ndëshkohet me karton të dytë të verdhë për tu larguar nga takimi.

 

Deri në fund të kohës së rregullt nuk kishte ndonjë ndryshim rezultati, dhe kështu ndeshja shkoi në vazhdime, dy herë nga 15 minuta.

 

Vazhdimet filluan shumë mirë për Chelsean, pasi në minutën e 93’, Eden Hazard me një goditje shumë të fuqishme me të djathtën e tij, arrin të mposhtë Neuerin për të rikthyer epërsinë e Bluve. Në vazhdim skuadrat dukeshin të lodhura dhe nuk krijuan diçka që vlen të përmendet, duke lënë gjithçka në dorë për pjesën e dytë.
Hazard - K
Në minutën e 109’, Mario Mandzukic bëri dy goditje të rrezikshme me kokë, mirëpo Cech i’u kundërpërgjigj duke bërë dy pritje fantastike dhe duke shpëtuar skuadrën e tij. N deshja në këto momente ishte duke u zhvilluar vetëm në gjysmën e fushës së Chelseat, me Bayernin i cili kërkonte golin e barazimit.

 

Në minutën e 113’, pas një aksioni të bukur nga Bayerni, Xherdan Shaqiri nuk arriti të fus topin në rrjetë, pasi në momentin vital ndërhyn një mbrojtës i Chelseat, për të devijuar topin. Në minutën e 118’ Franck Ribery bën një goditje perfekte nga gjuajtja e lirë, por është përsëri Cech ai i cili mohon golin e Bavarezëve, pasi bëri një pritje të shkëlqyer.

 

Në minutën e fundit të ndeshjes, pas një tollovie në mbrojtjen e Chelseat, Javi Martinez u gjend i vetëm brenda zonës dhe me një goditje me të majtën e tij, arrin të mposhtë portierin Cech për të dërguar ndeshjen në penalti.

Bayerni ishte më i saktë nga goditja e penaltive, pasi në gjuajtjen e fundit, Neuer arriti të ndalë goditjen e Romelu Lukakus, dhe kështu Bavarezët arrijnë të fitojnë këtë trofe.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s