Kush është më i rëndësishëm te Milani ? Balotelli apo El Shaarawy ?

Posted: August 28, 2013 in Uncategorized
Tags:

Balotelli + El Shaarawy

Forca sulmuese e Milanit me Balotellin dhe El Shaarawyn në Itali është njëri ndër kombinimet më të rrezikshme dhe prej të cilëve pritet shumë në të ardhmen.

Të dy Italianët kanë shumë gjëra të përbashkëta. Të dyt janë të rinj, të talentuar, është kënaqësi ti shikosh teksa luajnë , janë tepër të lëvizshëm dhe kanë personalitete të veçanta.

Por cili nga këta dy lojtarë është më i vlefshëm për klubin ?

Të shohim profilin e tyre, të bëjmë një vlerësim dhe pastaj edhe ju mund ti vlerësoni vet.

Lojtari : Stephan El Shaarawy
Mosha : 20 vjeç
Kontrata : Erdhi në Milan në qershor të
vitit 2011, kontrata skadon në vitin 2018.
Të arrituar në Milan : 60 paraqitje, 18 gola
Në kombëtare : 10 paraqitje për Italië , 1 gol.
Vlera në market (sipas transfermarkt.com) : 27 mln euro.

Lojtari : Mario Balotelli
Mosha : 23 vjeç
Kontrata : Erdhi në Milan në janar të
vitit 2013, kontrata skadon në vitin 2017.
Të arriturat në Milan : 14 paraqitje, 12 gola
Në kombëtare : 25 paraqitje për Italinë,
10 gola.
Vlera në market (sipas transfermarkt.com) 30 mln euro.

Pra, të dy lojtarët do të jenë në klub për kohë të gjatë e gjithashtu kanë vlerë të përafërt në market.

Zëvendës presidenti i Milanit Adriano Galliani natyrisht që të dy lojtarët i konsideron të rëndësishëm për ekipin.

El Shaarawy është 3 vjet më i ri se Balotelli dhe gjithashtu është lojtarë më i qëndrueshëm në Milan.

Balotelli, mund të themi ka shumë më shumë eksperiencë, duke marr parasysh se ai ka luajtur në Inter dhe Manchester City.
Gjithashtu ai është pjesë e ekipit të parë në kombëtare, ndërsa El Shaarawy është ende si rezervist.

Eksperienca e Balotellit është me e madhe se e El Shaarawyt e kjo mund të ndikojë që ai të bëj ndryshim shumë më të madh për Milanin këtë sezon.

Ndonjëherë , karakteri i veçantë siç është i Balotellit mund të bëj që ai të luftojë aq shumë për ekipin e ta dërgojë ekipin në vendin e parë në Itali , e pse jo edhe ndonjë çudi në Champions.

El Shaarawyt do i duhen edhe 2-3 vjet eksperiencë që ta arrijë të bëhet si Balotelli e që të mund të ndikojë formën e ekipit.

Fatmirësisht “ Faraoni” do të ketë në krahë “ Super Marion” dhe kjo do bëj që ai të ketë formë edhe më të mirë.

Të dy lojtarët duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin , e kjo do ndikojë edhe në formën e ekipit edhe në formën e tyre personale./botafutboll

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s