Parashikim : Milan – PSV

Posted: August 27, 2013 in Uncategorized
Tags:

Figurë

Dita: 28 gusht, 2013 – E mërkurë
Ora: 20:45
Vendi: San Siro – Milan

Milani do të zhvillojë ndeshjen kryesore sa i përket vazhdimit të sezonit, pasi prêt në shtëpi holandezët e PSV, për të zhvilluar ndeshjen kthyese të Play-Off të Ligës së Kampionëve, teksa ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Barazimi në ndeshjen e parë lë gjithçka të hapur për ndeshjen kthyese në San Siro, e cila do të jetë ‘Jetë apo Vdekje’, për Milanin i cili nuk e ka filluar fare mirë sezonin e ri të fubollit.

Mario Balotelli do të startojë në këtë takim, teksa Rosonerët janë duke pritur shumë nga ai në këtë takim, duke parë që as ai nuk e ka startuar mirë këtë sezon. Ai qëlloi një shtyll në ndeshjen e parë, kur rezultati ishte 1-0 në favor të Milanit.

Holandezët nuk janë shprehur fare skeptik për këtë takim, përkundrazi ata janë shprehur me shumë besim në vetvete, ku i tërë stafi duke përfshirë këtu trajnerin dhe disa lojtarë, kanë thënë se do të arrijnë të shënojnë fitore midis Italisë.

Kjo vërteton më mirë, ndeshjen dhe atmosferën që pritet të jetë nesër, duke marrë parasysh që tifozët e klubit Italian nuk do të mungojnë , për të krijuar një atmosferë fantastike.

Pesë ndeshjet e fundit të Milanit:

Verona 2-1 Milan
PSV 1-1 Milan
LA Galaxy 0-2 Milan
Milan 0-2 Chelsea
Milan 1-0 Sao Paulp

Pesë ndeshjet e fundit të PSV:

Heracles 1-1 PSV
PSV 1-1 Milan
PSV 3-0 Eagles
PSV 5-0 NEC
Zulte 0-3 PSV

Ndeshjet e fundit kokë më kokë:

20 Gusht, 2013; PSV 1-1 Milan
3 Gusht, 2007; Milan 3-4 PSV

Epilogu: Takimi pritet të jetë mjaftë i kujdesshëm nga dy skuadrat, me Milanin i cili do të jetë më kërkues për fitore, duke marrë parasysh rëndësinë e takimit, dhe tifozët të cilët pritet të jenë mjaftë të zjarrtë. Milani do të arrijë të shënojë ndonjë gol, teksa në mbrojtje pritet të jetë mjaftë i kujdesshëm dhe me pak fat mund të mos pranojë asnjë të tillë.

PARASHIKIMI IM : Milan 2-0 PSV

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s