Arsenali në sulm për argjentinasin Di Maria

Posted: August 25, 2013 in Uncategorized
Tags:

Figurë

Mbërritja e Bale është një lajm i keq për Di Marian që i kërcënohet drejtëpërdrejt vendi i tij në formacionin e Realit. Në një situatë të tillë, klubet e mëdha të Europës janë gati për të përfituar për të marrë një futbollist që në rrethana normale do të ishte i pashitshëm për Realin por në kushtet aktuale duket cdo ditë e më e qartë se Madrid do t’ja japë vendin e argjentinasit, Gareth Bale. Ndaj dhe Arsenali i Wenger hidhet në sulm për Di Marian.

Topcinjtë janë të gatshëm të paguajnë më shumë se 30 milion euro për ta marë argjentinasin në Londër para mbylljes së merkatos. Nevoja për të arritur rezultate për një skuadër që i mungon triumfi në vitet e fundit në Angli e kthen në domosdoshmëri blerjen e një futbollisti të madh dhe i përzgjedhuri për Arsenalin është Di Maria. Klubi londinez e ka kuptuar se me transferimin e Bale gjërat do të bëhen të vështira për Di Marian në Madrid dhe mbi këtë bazë kërkon ta bindë lojtarin për t’u bashkuar me projektin e Wenger, duke refuzuar ofertat e tjera. Realit i pëlqen idea, 30 milionë Eurot e Arsenalit konsiderohet në Bernbeu një ofertë e mirë për një futbollist që pritet të mos jetë titullar këtë sezon, vetëm se ka një problem, Di Maria nuk e ka me qejf largimin.

Lojtari kërkon nga klubi që të mbajë fjalën e dhënë kur e cilësoi të pashitshëm dhe refuzon të lërë Bernabeun, por Arsenali nuk dorëzohet duke shpresuar ta bindë se për vetë Di Marian do të jetë më mirë të transferohet në Londër ku do të jetë thelbësor për skuadrën dhe mund të luajë minutat e nevojshme për të qenë gati në verën e ardhshme për Botërorin e Brazilit me Argjentinën./botafutboll

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s