Para disa oresh ka perfunduar edhe ndeshja mes Catania 1-3 Milan ku shenuan Castro13′ ku pas 6 minutave Montolivo19′ barazoi ne 1-1 dhe ekshtu u byll pjesa e pare.Në pjesen e dyte ishte nje loje e bukur , ku erdhi edhe kartoni i kuq Tachtsidis65′ kurse ne minuten e 63′ Balotelli shenoi nje super gol nga goditja e denimit! dhe ne minuten e 81′ Kaka dhenoi perseri dhe keshtu perfundoi ndeshja 1-3!

Advertisements

Video  —  Posted: December 1, 2013 in Uncategorized

Song

 

Mesfushori i Barcelonës, Alex Song thotë se ai është ende një tifoz i Arsenalit, por për momentin ai është i lumtur në Camp Nou.

 

“Isha shumë i lumtur të jem tek Arsenali, shpenzova shtatë vite atje”, tha ai për BBC Sport.

 

“Por, për momentin nuk jam duke shikuar në atë drejtim. Jam i lumtur këtu. Kam edhe katër vite në kontratën time”.

“Nuk e di se çfarë do ndodh në periudhën prej katër vitesh kur të përfundoj kontrata. Por, sot jam shumë i lumtur këtu”.

 

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere ka kërkuar durim nga kritikët e tij dhe mendon se njerëzit kanë harruar se ai është vetëm 21-vjeçar dhe debutimi i tij ka qenë pesë vite më parë, por kishte ngecur pak nga rikthimi prej lëndimit.

 

“Po, mendoj se njerëzit harrojnë moshën time. Jo vetëm se nuk kam qenë duke luajtur për një kohë, por njerëzit gjithashtu dëgjojnë se kam dy fëmijë dhe nuk dëgjoni shpesh për një 21-vjeçar që ka dy fëmijë”.

 

“Kam qenë në ekipin e Arsenalit në moshën 16-vjeçare. Ka pesë vite dhe në kushtet e futbollit është një kohë e gjatë”.

 

“Bëra debutimin tim në moshën 16 vjeçare dhe qëllimi ishte të luaja për Anglinë, e kjo ndodhi shumë shpejtë – kur isha 18 vjeç. Pastaj, qëllimi ishte të mbaja vendin tek Arsenali dhe e bëra këtë gjatë sezonit”.

“Kisha një vit frustrues me lëndimet dhe është vështirë kur lëndoheni sepse duhet të riktheheni pastaj. Njerëzit mendojnë se kur jeni të lënduar ju nuk punoni shumë, por duhet punuar, më besoni”.

Casillas K

Iker Casillas është i përkushtuar të ndihmojë Spanjën të vazhdoj të bëj historinë duke fituar trofeun e Kupës së Botës edhe njëherë në Brazil verën e ardhshme.

“Jemi të lumtur me fanelat e reja dhe po ashtu që do shkojmë në Botëror”, tha portjeri i Real Madridit në prezantimin e fanelave të reja.

“Duam të bëjmë shenjën tonë në Brazil dhe të bëjmë edhe njëherë historinë

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos është treguar fantastik në pritjet e tij nga penaltia gjatë stërvitjes së Spanjës në një duel me portjerin e Napolit, Pepe Reina.

Video  —  Posted: December 1, 2013 in Uncategorized

image

 

“Modestia” e Zlatan Ibrahimoviç nuk njeh kufi. Pasi sugjeroi disa ditë më parë se ai është vetë Zoti dhe se Boterori pa te nuk ka vlere, 32-vjeçari thotë se “është më i miri në botë, duan apo nuk duan specialistët”. 

I pyetur se cili meriton Topin e Artë midis Lionel Messit, Cristiano Ronaldon dhe Franck Ribery, Ibrahimoviç tha: “Nuk më duhet një Top i Artë për të provuar që jam më i miri. Nuk më intereson aspak se kush e fiton. Nuk kam nevojë për këtë trofe për të qenë më i miri”.

Vitin e kaluar, Ibrahimoviç fitoi titullin kampion me Paris SG dhe atë të golashënuesit më të mirë në Francë me 30 gola, por ndonëse ka fituar më parë kampionatin italian, spanjoll dhe holandez, duke u shpallur disa herë golashënuesi më i mirë, suedezi nuk ka figuruar asnjëherë midis kandidatëve për Topin e Artë.

image

 

Padyshim një nga talentet më të medhenj të futbollit Shqiptar është Ergys Kaçe, djaloshi nga Korça, i cili është në prag largimi nga klubi i tij Paok për shkak të problemeve jashtë fushe, të ardhura prej faktit se 20-vjeçari postoi në rrjetet sociale një foto të tijën me bluzën e UÇK-së. Për shkak të këtij problemi me klubin helen, ku Kaçe ka plot 4 muaj që vuan pezullimin, shumë klube të Europës u vunë pas tij, si njëri nga talentet më interesantë që ofron kampionati grek. Pikërisht pas kësaj ‘mësymjeje’ të klubeve Europiane për të, mediat zbuluan dhe disa detaje interesante.

Ergys Kaçe qëndron prej kohësh në listën e trajnerit të mirënjohur Jose Mourinho. Sipas asaj që raportohet, trajneri portugez e ka vëzhguar djaloshin që në kohën kur drejtonte Real Madrid, por për një sërë faktorësh ai nuk e transferoi.

Por edhe pasi mori drejtimin e ekipit anglez të Chelsea, mediat zbuluan se Kaçe vazhdonte të ishte në radarin e 50-vjeçarit. Megjithatë duket se rrugët e Mourinho me ‘fiksimin’ e tij nuk do takohen akoma.

Portugezi kërkon akoma një provë bindëse nga djaloshi në një nga ligat e mëdha Europiane për të vërtetuar potencialin e tij. Kaçe pritet të transferohet në Romë tek Lazio në merkaton dimërore, dhe nësë bën mirë, atëhere Mourinho do të jetë duke e vëzhguar. Dhe kush e di, mbase në të ardhmen më në fund do jenë bashkë.